Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Jagodë të komunës së Klinës, ku një tren ka goditur një veturë. Si pasojë e përplasjes, një person ka humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë intervenuar zjarrfikësit për të ndihmuar në nxjerrjen e të lënduarve nga automjeti.
Të pranishëm janë edhe familjarë të viktimës dhe të lënduarve, të cilët janë në gjendje të rënduar emocionale.
Hetimet për këtë rast janë në zhvillim e sipër dhe autoritetet pritet të japin më shumë informacione në orët në vijim.