Një veturë është rrokullisur si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur sot në fshatin Gurrakoc të Istogut.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 11:25 minuta, dhe si pasojë e këtij vetaksidenti është lënduar një person, por që i njëjti nuk ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Rreth orës 11:25, Policia është njoftu për një aksident në fshatin Gurrakoc. Me të dalë në vendngjarje Policia kupton se bëhet fjalë për vetaksident, me një të lënduar. Personi ësht dërguar në QMF në Istog dhe nuk ka lëndime serioze. Rasti është duke u hetuar”, ka konfirmuar Gashi