AKSIDENT NË DOLLC

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak momentesh në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Dollc.

Lexues të portalit tonë kanë dërguar fotografi dhe video, ku shihet që një veturë dhe një kombi janë aksidentuar.

Për momentin janë raportuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka informacione se a ka persona të lënduar.

Klinainfo do të iu mbajë të informuar.