Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të një veture dhe një traktori në fshatin Zahaq të Pejës.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili ka thënë se personat e lënduar janë dërguar në Spitalin rajonal.
“Në ora 8:30 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Zahaq, aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhje një traktori. Dy persona janë të lënduar, të njëjtin i kanë dërguar në Spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi.
Njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes.