Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes,
Një rast i tillë ka ndodhur sot, në orët e pasdites, në rrugën Mitrovicë – Skenderaj, në fshatin Klinë e Poshtme, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, njëri prej shoferëve nga pakujdesia gjatë lëvizjes ka goditur veturën tjetër, duke pësuar kështu lëndime trupore. I lënduar ka mbetur edhe shoferi i automjetit të tij, me ç’rast të dy janë dërguar në Emergjencën e Skenderajt për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
Ndërkohë kanë intervenuar edhe Policia, teksa lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.