Një person ka pësuar lëndime për shkak të një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në fshatin Mirushë, në rrugën Malishevë-Kijevë, sot më 22.08.2024 rreth orës 12:45.
Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremt Elezaj, i cili tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.“
Përveç dëmeve materiale është raportuar për një person të lënduar”- ka deklaruar Elezaj.