Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gllarevë.
Një person ka pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.
Në pamjet të cilat i posedon Klina info shihen veturat e aksidentuara, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Njëra prej të cilave ka përfunduar jashtë rrugës.