Mitrovicë, sot ka ndodhur një aksident mes dy veturave ku si pasoje mbetën të lënduar katër persona.
Rastin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, në Tunelin e parë në Mitrovicë. Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e aksidentit lëndime kane pësuar katër persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.”, u shpreh Zahiti./