Tre persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një autobusi në fshatin Gllarevë, në rrugën Prishtinë-Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 19:15 në fshatin Gllarevë në rrugën Prishtinë-Pejë. Tre persona kanë pësuar lëndime të lehta”, ka thënë Gashi
Sipas burimeve autobusi i përfshirë në aksident ishte me tifozë që ishin duke ardhur në Prishtinë, për ndeshjen mes Pejës dhe Bashkimi në Superkupë.