Një aksident trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur në Pejë, paraditen e sotme pak para orës 10:00.
Pasojë e këtijë aksidenti, tre persona janë lënduar e të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.
Ngjarja ka ndodhur në hyrje-daljen e qytetit të Pejës, (Pejë-Deçan).
Policia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri tek ky aksident. Pritet një raport zyrtar i policisë.
“Konfirmojmë tre të lënduar që janë nisur për tretman spitalor. Hetuesit policor rajonal të trafikut janë në vend-ngjarje për të hetuar shkaqet që kanë çuar deri tek ky aksident. Janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka ndodhur në ora 09:51 minuta. Një raport të plotësuar do ta keni pas pak.”-tha për ‘RADIO 1’, toger Fadil Gashi- Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.