Një 29 vjeçare ka vdekur të enjten si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj – Klinë, përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Rakinicë.
Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se fillimisht viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, por që e njëjta nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
“Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar drejtuesja e veturës. Ndërsa rreth orës 13:40, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në aksident në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, ka vdekur drejtuesja e veturës, viktima femër / kosovare e moshës rreth 29 vjeçare.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti për Infokus./Gazeta Infokus/