Aksident i tmerrshëm në Malishevë, dalin pamjet e përplasjes mes dy veturave

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e së hënës në Banjë të Malishevës.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.Sipas pamjeve që ka siguruar Paparaci shihen që veturat kanë pësuar dëme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezi.

“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor” tha Elezi.