Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur të dielën në autostradën e Wallensen në Gjermani.
Siç raporton Blick, në makinën që u përplas ndodheshin 5 persona, prej ku një 18-vjeçar dhe të rinj të tjerë të moshave 19 dhe 20 vjeç humbën jetë.
Shoferi dhe një pasagjer kanë mbijetuar, por kanë pësuar lëndime të rënda.
Për momentin nuk dihet se kush janë viktimat e aksidentit.