Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht te ura në Komoran, raporton Indeksonline.
Dy vetura janë përplasur mes veti ku përveç dëmeve materiale, dëshmitarët kanë parë edhe persona të lënduar.
Në vendin e aksidentit menjëherë është shfaqur policia e cila po merret me rastin.
Për një kohë rruga ka qenë e bllokuar ndërkohë shoferët kanë përdorë rrugë alternative