Një vetëaksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën Prishtinë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Grabanicë.
Klina.info mëson se janë lënduar tre persona, në mësin e tyre edhe një fëmijë.
Viti i lindjes e të përfshirëve në aksident.
(2011)
(1971)
(1995)
Të lënduarit janë dërguar në QKMF në Klinë, ku ju është dhënë ndihma e parë, e më pas në Spitalin e Pejës.
Policia dhe njësitet hetimore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.