Aksident i rëndë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, dyshohet për të lënduar

Para pak minutash ka ndodhur një aksident i rëndë në rrugën “Zahir Pajaziti” në Pejë, ku dyshohet edhe për të lënduar,

href='https://www.facebook.com/profile.php?id=61568261806507&mibextid=ZbWKwL'>

Nga pamjet shihet se veturat kanë pësuar dëme të mëdha materiale dhe se Policia dhe ambulanca tashmë gjenden në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende shkaktari i këtij aksidenti, ndërkaq Sinjali po pret për një konfirmim të plotë nga Policia e Kosovës.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky aksident.