Një aksident mes dy veturave në Baballoq të Deçanit ka përfunduar me një person të vdekur dhe një tjetër të lënduar, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës.
“Policia është njoftuar sot për një aksident mes dy veturave në fshatin Baballoq, një person është vdekur dhe një i lënduar. Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, tha Gashi për Gazetën Sinjali.
Ai shtoi se është herët të dihet për moshën e viktimës dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti.