Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në drejtimin Prizren – Suharekë,
Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, katër persona kanë marrë lëndime trupore.
“Mbrëmë më datë 06.01.2021, rreth orës 22:00, në autostradë, drejtimi Prizren-Suharekë, në kilometrin e 29-të, është shkaktuar një aksident trafiku , ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Katër persona kanë marr lëndime trupore, përderisa raportohet për dëme të shkaktuara materiale. Njesiti për menaxjim dhe kontroll të autostradës i Policisë së Kosovës është marr me rastin dhe procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes”, tha Hoxha./Gazeta