Mbrëmë para mesnate ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ku si pasojë dy persona kanë ndërruar jetë,
Kurse lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë dhe një person tjetër.
“Autostrada, Ibrahim Rugova (NN) 23.02.2022 – 22:40. Është raportuar se në kilometrin e 91 të autostradës drejtimi Mazgit-Uglar ka ndodhë aksident trafiku me fatalitet në të cilin kanë qenë të përfshira dy vetura udhëtarësh me targa vendore me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse kanë pësuar drejtuesi i njërës veturë së bashku me pasagjeren të cilët kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar dy fëmijë të cilët kishin qenë në të njëjtën veturë si dhe ngasësi i veturës tjetër. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku njëri fëmijë është në gjendje të rëndë shëndetësore. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekja e viktimave, prokurori kujdestar dhe zjarrfikësit. Me urdhër të prokurorit dy trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia./