Një aksident trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në rrugën Mitrovicë-Prishtinë.
Mësohet se në këtë aksident është përfshirë një veturë e policisë dhe një autubus.
Aksidenti ka ndodhur saktësisht në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ndërsa deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.
E sipas dëshmitarëve, ka dyshime që vetura e Policisë është futur në rrugën njëkahëshe, për çka u ndesh me një autobus.