Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur sonte në Pejë, ku një person ka mbetur i lënduar dhe pas trajtimit në Spitalin e Pejës është dërguar në QKUK,
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili njoftoi se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” rreth orës 21:10.
“Rreth orës 20:10 në rrugën “Lidhja e Pejës” kemi marrë informacione se ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, ku si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lëndime trupore. I lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor dhe pas trajtimit aty është dërguar në QKUK. Njësitet relevante janë duke u marrë me rastin”, tha Rugova.