Autoritetet e Likuidimit (AL-të) të NSh-ve: Miniera Boksitet e Kosovës Volljak (në likuidim), Beko (në likuidim), Enti i Teksteve dhe Mjeteve Mësimore (në likuidim), Ereniku Industri (në likuidim), Hotel Lahor Brezovica (në likuidim), Ibar Invest (në likuidim), Kompania e Sigurimeve Dunav (në likuidim), Radio Televizioni i Prishtinës (në likuidim), të emëruar sipas Nenit 12 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, duke vërejtur mos pranimin e shkresave në vijim (Vendime, Kërkesa për informata shtesë) në adresat e parashtruesve të kërkesave bazuar në nenin 49 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP publikon këtë njoftim:
Të gjithë parashtruesit e kërkesave si në listën e mëposhtme, të paraqiten për të pranuar shkresat përkatëse (Vendime, Kërkesa për informata shtesë) të Autoriteteve të Likuidimit në adresën e përcaktuar në zyrën përkatëse rajonale të AKP-së, para ose deri në orën 16:00 të datës 21 gusht 2023