Në përkujdesjen e kryetarit të komunës së Klinës Zenun Elezaj, Komuna e Klinës dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport për nder të 16 -vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizon aktivitete të ndryshme.
Aktivitetet nisin më datë 13.02.2024 me Turneun Institucional në Futboll të Vogël, që zhvillohet në orën 18:00 në Palestrën Sportive “Adem Jashari” në Klinë.
Të nesërmen më 15.02.2024 në orën 13:30 do të hapet ekspozita personale e piktorit Sejdi Kapllanaj në Hollin e Galerisë së Artit QK “Jehona e Dukagjinit”.
Ndërsa në orën 16:00 po në Qendrën e Kulturës “Jehona e Dukagjinit”, mbahet program artistik me fëmijët – balet he valle popullore.
Më 16.02.2024 në orën 13:30 në Sallën e Kuvendit Komunal të Klinës, do të mbahet Ora Letrare e Pavarësisë – Promovime letrare 1.
“Vargut i flas” – Antigona Desku
2. “Dritë në mes të errësirës” – Antigona Desku
Po këtë ditë, por në orën 15:00 do të mbahet gara në lojën e shahut në Klubin e Shahut “Mehmet Kryeziu”.
Ndërsa, finalja e turneut institucional në futboll zhvillohet në ora 18:00 në Palestrën Sportive “Adem Jashari”, në Klinë.
Sakaq më 17.02.2024 në ora 10:00 mbahet seancë solemne, më pas ngritja e Flamurit Shtetëror dhe intonimi i himnit
Po ashtu në orën 15:00 do të defilojnë nxënësit dhe paraqitja e tyre me Këngën e Pavarësisë
Nga ora 10:20 nderime mbahen në sheshin “Muje Krasniqi, të përmendorja përkujtimore e të pagjeturve të luftës në Klinë, te busti i Ismet Rracit dhe i Arben Halitit./Klina info/