AKADEMIK DIBRAN FYLLI

Shkruan: NEHAT JAHIU

Akademik Dibran Fylli është i lindur më 29.09.1956, në Açarevë të Skënderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Mitrovicë, më pas regjistrohet në Shkollën e lartë, por për shkak të rrethanave të njohura të asaj kohe, detyrohet të ikë nga Kosova dhe vendoset në qytetin Universitar të Sllovenisë në Lubjanë. Aty ku edhe ndoqi studimet në Akademinë për Teatër, Radio, Film dhe Televizion (AGRFT), drejtimi regji e filmit dhe televizionit.

Gjatë qëndrimit të tij në Lubjanë, si student ishte anëtar i Shoqatës shqiptare “Migjeni” dhe revistës Alternativa.

Në vitin 1993 kthehet në Kosovë për t’i vazhduar aktivitetet e tij artistike e atdhetare në shërbim të kombit e të atdheut.

Dibrani iu bashkua radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke qenë udhëheqës i Njësitit të parë “Shkoza 2” në Açarevë të Drenicës. Ishte pjesëmarrës në shumë beteja anë e kënd Kosovës, si dhe  i plagosur në betejën e Llapushnikut më 8 maj 1998.

Themelues i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe ideator, skenarist e organizator i Manifestimit Përkujtimor “Ai është i gjallë”-“Ditët e Përndritjës” tash “Epopeja e UÇK-së” (5, 6 dhe 7 mars – e njohur si Nata e Zjarreve).

Gjatë shërbimit të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte theme-lues dhe shef i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe më pas edhe të  TMK-së (1998-2002).

Dibran Fylli ishte ideator, skenarist e regjisor i Festivalit Folklorik „I këndojmë lirisë“, kushtuar Komandant Mujë Krasniçit-Kapuçi, në Klinë, 6, 7 dhe 8 Qershor.

Autor dhe skenarist i programit artistik “Ai është i gjallë” pjesa -I- dhe -II-. Autor i shumë skenarëve dhe organizator i dhjetëra Akademive Përkujtimore pë Dëshmorët e kombit.

Është anëtar i kryesisë të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, si dhe anëtar i Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve në NewYork, Prishtinë, Tiranë e Shkup.

Ishte i arrestuar nga gjykata e UNMIK-ut dhe i privuar nga liria për 4 vjet-1365 ditë, (i liruar i pafajshëm).

Vepra letrare:

“Të fala nga Stambolli”, përmbledhje poezish, Tiranë ,1998“Drenica dikur dhe sot”-Argumente, Tiranë, 1998“Ai është i gjallë”, Përmbledhje poezish, “Rilindja”, Prishtinë, 2000“edhe kjo është pjesë e jetës” roman, Prishtinë, 2006“Ditari i TafrrukTafrrukuci të Tafrrukajve” komedi-humor, 2006“Sharkia e Drenicës” këngë për Dëshmorët e UÇK-së, 2007“1365 ditët e jolirisë”, Përmbledhje poezish – LSHK, Prishtinë, 2012“Prekazi brezni trimash” kronologji në 7 gjuhë, Prishtinë, 2013“edhe kjo është pjesë e jetës”, roman – ribotim, LSHK, Prishtinë, 2013“Hasan Prishtina, stërnip i AvdullahVeliqit”, Prishtinë, 2013“Sharkia e Drenicës” – ribotim LSHK, Prishtinë, 2014“Tahir Meha-5 breza pushkë lirie”, kronologji, Prishtinë, 2014“Hasan Prishtina, stërnip i AvdullahVeliqit”, ribotimi i dytë 2014“Fryma e Lirisë”, përmbledhje poezish, Prishtinë, 2016“Lulëkuqet e lirisë”, Antologji poetike, Prishtinë, 2015“Penë e pushkë”, ditar i pashkruar, poezi, Prishtinë, 2018“Tokë e mbjellë me varre”- Krimet serbe në Kosovë 1998/1999,publicistikë historike, “Prokult Press”, Prishtinë, 2019.Leksikon Enciklopedik (AAAS, Prishtinë, 2020)

Publikime historike

Hasan Prishtina dhe shkolla e parë shqipe në Kosovë, monografi, (botimi i parë/236 faqe, Prishtinë, 2012)Prekazi brezni trimash -Ai është i gjallë, kronologji, (botimi i parë/36 faqe, Prishtinë-Prekaz, 2012)Hasan Prishtina dhe shkolla e parë shqipe në Kosovë, monografi, (botimi i dytë/245 faqe, Prishtinë, 2012)Prekazi brezni trimash -Ai është i gjallë, kronologji, (botimi i dytë/36 faqe, Prishtinë-Prekaz, 2012)

5.Tokë e mbjellë me varre – Krimet serbe në Kosovë 1998/1999, Publicistikë historike, (botimi i parë/220 faqe, Prishtinë, 2019)

6. Hasan Prishtina, stërnip i Abdullah Veliqit, monografi, (botimi i tretë me plotësime/270 faqe, Prishtinë, 2019).

Çmime letrare

Çmimi  “Metafora 1”, poezia e lauruar, Festivali ndërkombëtar “Drini poetik” 2012. Çmimi “Shën Jeronimi Ilir”, Vendi i parë, Takimet e “Dom Mikelit 2012”, Stubëll, 2012. Çmimi i Diasporës, Vendi i parë, Festivalin Ndërkombëtar i letërsisë, Besianë, 2013. Vendi i parë Krijimtari letrare,  për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2014.

Vendi i dytë – Manifestimi letrar “Malli poetik i Kosovës” 2014. Vendi i dytë – Krijimtari letrare,  për Ditën e Dëshmorëve, Malishevë, 2015. Vendi i parë – Krijimtari letrare prozë, “Malli poetik i Kosovës”, Fushë-Kosovë, 2016.

Çmimi i parë (për tekst kënge), Konkursi poetik për Dëshmorin e kombit Bylbyl Breçani, Tiranë, 2019.

Fotografi dhe xhirime ekskluzive gjatë viteve 1997/1999:

-Mbi 200 fotografi dhe mbi 400 minuta xhirime filmike nga terreni.

Filmografia:

-film artistik “Rrënjët”, (i realizuar në vitin 1995)

-film artistik në dy pjesë “Deri kur…?”, (i realizuar në vitin 1996)

-komedi “Kalanica e Kadiut“, (e realizuar në vitin 1996)

-film i shkurtër “Qyteti i zi”, (i realizuar në vitin 2014)

Rolet:

-Hazir Dema, filmi “Rrënjët”, DemëSinani, filmi “Deri kur?”,

-Tafrruku, komedia “Kalanica e Kadiut”,

-Babai, filmi “Vdekja në sy të motrës”,

-BejtëGalica, filmi artistik i metrazhit të gjatë “AzemGalica”,

-Polici serb, filmi artistik i metrazhit të gjatë “Azemi”

-Polici serb, filmi i shkurtër “Qyteti i zi”, (pjesëmarrës në tri Festivale)

-I burgosuri, filmi artistik “BalkanScam”

-Babai, filmi artistik “Koha e hakmarrjes”,

-Leka, serial televiziv “Vendlindja ime”

Filma dokumentar dhe monologje:

“Gjaku i Kosovës“, dokumentar për luftën e UÇK-së dhe shërimin e të plagosurve, (filmi është punuar gjatë luftës në TV Klan dhe është edituar ne TVSH e shumë televizione tjera më 1998)“Organizimi i shëndetësisë gjatë luftës“, dokumentar i promovuar ne Simpoziumin Ndërkombëtar, (Prishtinë, 29.09.1999)Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit të kombit Skënder Çeku, (Prishtinë, 2000)Film dokumentar kushtuar heronjve të kombit Nebih dhe Tahir Meha, kooproduksion me RTK, Prishtinë, 2001Dokumentar “Lindja dhe rrita e Bataljonit 40 të shëndetësisë të TMK-së“, (Prishtinë, 2001)Dokumentar “Thyerja e kufirit, ideal i bashkimit kombëtar“, kushtuar Betejës se Koshares (Prishtinë, 2001)Film dokumentar “Akademia e Mbrojtjes Tempull i dijës ushtarake”, (Prishtinë, 22 prill 2002)Film dokumentar “Vepër, jo fjalë“ (Klinë, 2008)Film dokumentar kushtuar Dëshmorit Muhedin Morina, (Klinë, 2008)“Fryma e lirisë zbutë dhembjen për liri“ kushtuar Dëshmorit të kombit FarukElezi, (Klinë, 2008)Film dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Dëshmorit të Brigadës 112 Arben Haliti, (Klinë, 2008)“Jeta dhe lufta për liri“ kushtuar Dëshmorit AvniZhabota, (2008)“Korbi, pjesë e betejave të përgjakshme për shthurjen e Jugosllavisë“- MirushDakaj, (Klinë-Prishtinë, 2008)monolog kushtuar luftës çlirimtare të ZO të Pashtrikut, (2008)“Krushqëzimi“ kushtuar 24 Dëshmorëve të Jezercit, (2008)“Libri ne shtegtim“ për krijimtarinë e krijuesit Isak Guta, (2008)“Amaneti i kullës së lashtë”, monolog, (2009)“Gjaku i lirisë“ kushtuar jetës dhe veprës heroike të Dëshmorit të kombit FehmiRama, (Prishtinë, 2009)“Krisma e Këngë”, për Dëshmorin Milaim Krasniqi (Rahovec, 2010)“Fashiko”, për sportin e karatesë në Kosovë, (Prishtinë, 2011)-33. Emision ekskluziv dokumentar në 12 vazhdime “Luftë për jetën”, i edituar dhe arkivuar në RTK gjate sezonit (2010-2011)“Mbijetesa”, film dokumentar, (Prishtinë, 2012)“Krimi”, film dokumentar, (Prishtinë, 2012)“Ai jeton ne shpirtin e popullit” dokumentar, (Prishtinë, 2013)“Shkencëtarja e gramatikës historike” dokumentar, (Prishtinë, 2017)“Mbijetesa II”, dokumentar, (Prishtinë, 2019)“Zjarri që ndanë dy epoka” Shtëpitë Shkolla, Gjimnazi “Sami Frashëri” (Prishtinë,  dhjetor 2019)

Pjesëmarrja në festivalet ndërkombëtare të filmit dhe teatrit:

-Festivali i Teatrove në ish Jugosllavi, drama “Hakmarrja”, Vendi i parë, i organizuar në Makarska, 1979.

-Festivali i filmit ballkanik, film artistik i metrazhit të shkurtër “Qyteti i zi”, i organizuar në Pogradec, 2014.

-Festivali “Javën e filmit”,  dokumentar “Mbijetesa”, Nju Jork,  2015.

-Festivali i filmit “Hyjnesha në fron”, filmi i metrazhit të shkurtër “Qyteti i zi”,  organizuar në Prishtinë, 2015.

-Festivali “Javën e filmit”, filmi dokumentar “Krimi”, Nju Jork,  2016.