Sot në Negroc të Drenasit është mbajtur një ceremoni e përkujtimit të aktivitetit të Akademisë Ushtarake “Hamëz Jashari”, që ishte akademi e UÇK-së gjatë viteve 1998-199.
Kjo akademi, më saktë emblema e UÇK-së dhe e kaluara e lavdishme e kësaj ushtrie, i ka bashkuar dy njerëz politikisht në betejë.
Më saktë, në këtë ceremoni u panë afër njëri-tjetri Bekim Jashari dhe Sami Lushtaku, dy njerëzit që garuan për Komunën e Skenderajt në zgjedhjet e fundit.