Njoftim për Akademi Përkujtimore
Malishevë, 28 janar
Me rastin e shënimit të 30 vjetorit të rënies së dëshmorëve Hysni Mazreku e Ali Kryeziu, nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, do të mbahet Akademi Përkujtimore.
Akademia mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”, më 30.01.2020. duke filluar në ora 12:00.
Agjenda e akademisë:
-Himni kombëtar dhe shtetëror.
-Fjala e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
-Fjala e përfaqësuesit të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve.
-Fjala e përfaqësuesve të familjeve.
-Shfaqja e dokumentarit kushtuar dëshmorëve Hysni Mazreku dhe Ali Kryeziu.
-Homazhe te vendi i rënies së dy dëshmorëve.