Stafi i punës ku punonte Liridona Ademaj në Suedi ka shprehur ngushëllime për humbjen e punëtores së tyre, teksa kanë hapur edhe një llogari bankare për të ndihmuar familjen e të ndjerës.
Siç njofton stafi i “Lejas Café”, parat e grumbulluar do t’i dorëzohen familjes në një të ardhme të afërt
“Nëse dëshironi, ekziston edhe mundësia të kontribuoni me një sasi sipas zgjedhjes tuaj në “1232393478” dhe të shkruani “Lilly” si mesazh. Shuma totale do të shkojë për familjen e saj dhe do të merret nga vëllai i saj”, thuhet në njoftimin e tyre
Ju shprehim një falenderim të madh të gjithëve që ishin aty dhe patën mundësinë të merrnin pjesë dje në memorialin për Liridonën . Ishte një moment për të gjithë ta vajtojnë dhe ta kujtojnë për të gjitha të mirat me të cilat ajo ndihmoi në të gjitha situatat dhe gjatë gjithë kohës botën. Kishte shumë lot që ranë nga shumë zemra të trishtuara por është e rëndësishme të kujtosh se cfarë përhapje e pabesueshme gëzimi ishte ajo, me një buzëqeshje kaq të bukur.
Kushdo të ketë mundësinë për ta nderuar atë edhe sot në Lejas Café ku është në dispozicion një libër për t’u plotësuar nëse dëshironi.
Një libër që do t’i dorëzohet familjes së saj në një të ardhme të afërt. Nëse dëshironi, ekziston edhe mundësia të kontribuoni me një sasi sipas zgjedhjes tuaj në “1232393478” dhe të shkruani “Lilly” si mesazh. Shuma totale do të shkojë për familjen e saj dhe do të merret nga vëllai i saj