Sot janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme në dy komuna, në atë të Mitrovicës së Veriut dhe në Podujevë.
Në këtë të fundit, fitues doli Lëvizja Vetëvendosje me kandidat Shpejtim Bulliqin.
E, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në FB ia ka uruar fitoren Bulliqit, por edhe VV-së.
Ai ka thanë se porosia e qytetarëve ne Podujevë, ishte e qartë.
Ky është postimi i Ahmetit:
Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë!
Suksese në realizimin e programit