Më 12 qershor, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar që do të mbahen disa aktivitete për shënimin e 21 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.
Ai tha se ” pandemia na e pamundësoi organizimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara, megjithatë ato nuk do të mungojnë në shënimin e 21-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës.
“Gjatë kësaj periudhe kohore para një viti, kemi organizuar aktivitete të ndryshme kulturore, sportive e inovative në kuadër të konceptit 20/20.
Përmes performancave muzikore, panaireve, ekspozitave dhe garave të ndryshme, arritëm që së bashku ta shndërrojmë muajin qershor në muajin e aktiviteteve apo muajin e qytetin tonë.
Këtë vit, pandemia na e pamundësoi organizimin e të gjitha aktiviteteve të planifikuara, megjithatë ato nuk do të mungojnë në shënimin e 21-vjetorit të Çlirimit të Prishtinës”, ka shkruar ai./