Futbollisiti i njohur kosovar, Ahmed Januzi është rikthyer te skuadra e Lllapit.
Ai vjen nga skuadra e Dukagjinit dhe ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me mundësi vazhdimi,
Kjo është hera e tretë që Januzi vesh fanellën bardhekaltër.
Në dy-vitet e fundit, Januzi ka qenë pjesë e Dukagjinit, me të cilët ka zhvilluar edhe ndeshjet në Evropë, teksa pas mbarimit të tyre ka vendosur që me bindje dhe përkushtim maksimal t’iu rikthehet ngjyrave bardhekaltër.