Ahmed Januzi, futbollist i KF Dukagjinit, ka fituar për herë të dytë çmimin “YLLI I JAVËS”.
“Një paraqitje fantastike në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës tonë kundër Llapit, nga Januzi. Ai shënoi të dy golat ne ndeshjën e javës se 26-të, ne fitoren e tri pikëve të mëdha ne stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Për Nuzin është hera e dytë që e merr këtë çmim, pasi ishte shpallur si më i miri i javës edhe në xhiron e 7-të, në tetor të vitit të kaluar”, shkruhet në njoftimin e KF Dukagjinit në FB.