Agron Gashi emër i spikatur i gazetarisë

Shkruar nga Sadri Haxhaj

Periudha e pasluftës në shtetndertimin e komunës së Klinës nuk ka si të mos lidhet me emrin e Agron Gashit, njërit nga gazetarët me të shquar të kësaj komune.

Me Agron Gashin nisem rrugën dhe missionin e shenjëte të gazetarisë, ne sherbim të se vertetës dhe mirëqenies se qytetarit të komunës së Klinës.

Ai ishte një djal guximtarë, një gazetar i guximshëm, hulumtues, qe nuk u ndal asnjëherë për ti shërbyer të vertetës dhe vetëm të vertetës.Punuam shumë kohë bashkë, shkëmbyem mendime te ndryshme por asnjëherë nuk patem kohë të grindemi me njëri tjetrin.
Ishin plot 15 vite në sherbim të fjalës së lirë,
gazetarisë së mirëfilltë, por edhe ditë të bukura qe kaluam bashkë që kanë mbetur thellë në kujtesën time.

Të shkruash për Agron Gashin, duhet bukur një kohë dhe hapsirë tjetër për çka zotohem se nuk do të mungojë një angazhim i tillë me ç’rast veprimtaria e tij do të përfshihet ne një monografi me të gjerë, ngase ai e meriton një gjë të tillë.

Ikja e tij e hershme ka krijuar boshllek të madh jo vetëm për familjen por edhe ne shokët e tij. Prandaj emri i Agron Gashit, ka qenë është dhe do të mbetet ne analet e historisë me të re të Klinës!
U prehsh në paqe shoku im!
S.H