AGJENDA PËR 18 QERSHORIN, DITËN E ÇLIRIMIT TË KLINËS

Komuna e Klinës, të enjten, më datë 18 qershor, shënon njëzetë e një vjetorin e çlirimit.

Për shkak të situatës së krijuar pas përhapjes së virusit COVID-19, do të bëhen vetëm homazhe dhe përurimi i memorialit të personave të pagjetur në Kralan, ku në prill të vitit 1999 u masakruan civilë shqiptarë nga ushtria serbe.

Në përurimin e memorialit në Kralan i pranishëm do të jetë edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti.

Agjenda

Ora: 9:30​ ​Ngritja e flamurit dhe intonimi i Himnit
​​​Vendi: Para Kuvendit Komunal

Ora 9:35 ​​Homazhe te sheshi “Mujë Krasniqi”

Ora 9:40 ​​Homazhe te busti i Ismet Rracit

Ora 10:00​​Homazhe te varrezat e Dëshmorëve të Kombit

Ora 11:00 ​Përurimi i memorialit të personave të pagjetur të komunës së Klinës në Kralan.