Të nderuar qytetarë,
Më lejoni të ju njoftoj se Agjencia për Ndihmë Juridike Falas do të ofrojë shërbime të ndihmës juridike falas edhe në komunën e Klinës
– Nëse keni probleme nga mardhënia familjare;
– Keni çështje të pazgjidhura pronësoro juridike;
– Keni probleme nga mardhënia e punës;
– Dikush është në mardhënie detyrimore me ju;
– Keni kërkesë që duhen të zgjidhen te organet administrative;
– Duhet të zhvilloni procedurë gjyqësore, ose dikush po zhvillon procedurën gjyqësore kundër jush;
– Jeni të arrestuar apo të paraburgosur ju inkurajoj që të drejtoheni në zyrën e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për realizmin e të drejtave tuaja.
Mbroj të drejtën tënde pa shpenzuar asnjë cent!
Telefono falas: 0800 11 777 ose kontaktoni në email adresën: [email protected]
“Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është e përkushtuar të realizoj misionin e saj madhor në ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetareve të cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi të i realizojnë të drejtat e tyre”.
Lokacioni: Shtëpia e Kulturës kati 1.