Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente pas krijimit të situatës në terren nga të reshurat atmosferike në vendin tonë.
Mbështetur në të dhënat nga QOE-112 dhe drejtoritë komunale për mbrojtje dhe shpëtim, situata më e rënduar paraqitet në rajonin e Dukagjinit, ku ka dëme të ndryshme nga vërshimet, ndërkohë që situata është duke u menaxhuar dhe monitoruar nga Qendrat Operative Emergjente (QOE) të AME-së.
Vërshime nga reshjet atmosferike me intensitet më te ulët, janë edhe regjionet tjera, të cilat janë nën menaxhim dhe në monitorim të plotë nga QOE-112.
Në bazë të vlerësimit dhe në koordinim të ngushtë me drejtoritë komunale përkatëse Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, AME-ja ka ngritur nivelin e gatishmërisë emergjente të QOE – 112 në tërë Kosovën.
Në të gjitha NJPZSH, gjithashtu është ngrit shkalla e gatishmërisë, përforcimi me ekipe shtesë, të cilat janë dukë u angazhuar në terren sipas gjendjes aktuale dhe vendeve me rrezikshmëri të lartë.
Grumbullimi i të të dhënave mbi situatën aktuale, është e përhershme nga qendrat operative të AME-së, analizohen dhe merren vendime si mbas situatës.
Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e informuar rregullisht me qëllim të informimit të gjendjes aktuale, ndërmarrja e masave parandaluese, reagimi në vend të ngjarjes, si dhe eventualisht nevoja e ngritjes së gjendjes së gatishmërisë emergjente në nivel vendi.
“Përballë kësaj situate të krijuar nga të reshurat atmosferike, ju bëjmë thirrje të gjithëve për kujdes dhe vigjilencë të shtuar. Qendrat Operative Emergjente janë në gjendje gatishmërie 24/7, andaj ju lutemi të kontaktoni përmes numrit emergjent 112 rreth çdo vështirësi që mund te përballemi”, thuhet në njoftim