Ish-Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Çeku ka udhëtuar për në Gjykatën Speciale, në Hagë.
Ai nesër do të dalë para Speciales si i dyshuar për krime lufte.
Lajmin për ftesën e ka konfirmuar vetë ai për Indeksonline më 3 shtator 2020.
“Po mund t’u konfirmojë se jam i ftuar nga Specialja. Jam i thirrur që të paraqitem me datën 28 shtator”, tha shkurt Çeku.
Çeku do të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales për periudhën e luftës dhe pasluftës e krimet që kanë ndodhur në atë kohë.