Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka thënë se vendimi për përjashtimin e tre futbollistëve nga kampi i Kombëtares të shtunën është marrë nga selektori Franco Foda.
Ademi ka deklaruar sot për televizionin Top-Channel se vendimi i trajnerit për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arijanet Muriqit dhe Florent Muslijës, është mbështetur edhe nga federata.
“Pikë së pari duhet të respektohet rregullorja e cila u është komunikuar lojtarëve. Është shumë e rëndësishme për ekipin që ajo të respektohet. Përjashtimi i tyre ka qenë vendimi i trajnerit, pasi ata kanë dalë nga grumbullimi në orët e vona të natës”, ka thënë Ademi.
“Sigurisht që ne kemi mbështetur mendimin e trajnerit, sepse kjo është dhe rregullorja”.