Bazuar në raportin e fundit të publikuar dje nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht, në Kosovë janë 15 mijë e 835 raste aktive me COVID-19.
Gjatë ditës së djeshme, u regjistruan 24 raste të vdekjeve, si pasojë e infektimit me këtë virus. Ndërkaq, u konfirmuan edhe 357 raste të reja me COVID-19, nga 7 mijë e 27 teste sa janë kryer gjithsej.
1 mijë e 498 pacientë që u shëruan nga koronavirusi gjatë këtij intervali kohor, e çuan në 138 mijë e 950 numrin e përgjithshëm të të shëruarve që nga fillimi i pandemisë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 66 mijë e 947 doza të vaksinës.
Deri më sot 369 mijë e 33 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.