Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” përmes një njoftimi ka thënë se janë duke pritur njoftimin zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.
Sipas tyre, qytetarët do të njoftohen me kohë për informocacionet e detajuara.
Njoftimi:
Të nderuar udhëtarë,
Ju njoftojmë, se jemi në pritje të njoftimit zyrtar nga Ministria e Infrastrukturës, për të kuptuar detaje më të hollësishme për lejimin e fluturimeve.
Sapo të marrim një njoftim më të detajuar ne do të ofrojmë informacion shtesë për ju.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj!