Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari” ka bërë të ditur se sipas njoftimit të ri të autoritetet relevante shtetërore, trafiku ajror akoma mbetet në gjendjen e njëjtë me ndalesë deri më datë 27 qershor 2020, me mundësi ndryshimi në çdo kohë për vazhdim apo largim të ndalesës.
Sipas këtij aeroporti, Qeveria e Kosovës është autoriteti përkatës që vendos për datën e lejimit të të gjitha fluturimeve, si në ardhje po ashtu edhe në nisje.