Adriatik Kelmendi s’është më drejtor në Klan Kosova, tërhiqet për përgjegjësi të reja

Adriatik Kelmendi, ka përmbyllur misionin e tij si drejtor ekzekutiv i Klan Kosovës.

Këtë e bëri të ditur vet Kelmendi, duke njoftuar se nga sot ai ka pranuar përgjegjësi të reja, transmeton klankosova.tv.

”Tash, kur bëhen bilancet e kētilla, s’kam se si të mos ndjehem i përmbushur që për këto tri vjet e tre muaj kam qenë në krye të ekipeve me të cilat bashkërisht rendisim kaq shumë suksese.
Dhe nuk ka kënaqësi më të madhe, kur mund të tërhiqesh në kohën medial të cilin e ke udhëhequr ndodhet në zenit.
Nga sot unë do të marr përgjegjësi të reja si anëtar i Bordit të korporatës, si dhe t’i kthehem me përkushtim të plotë punës që e bëj me qejfin më të madh në botë – para publikut dhe kamerave në Rubikon (i cili në shtator hyn në sezonin e 20) dhe përballë kompjuterit duke renditur gërma në ekran të bardhë!
Shikuesve, dëgjuesve, lexuesve dhe bashkëpunëtorëve të brendshëm dhe te jashtëm – falënderim dhe përulje që e bëtë këtë rrugëtim timin në krye të Klan Kosovës një rrëfim suksesi”.