Publicisti Adriatik Kelmendi ka komentuar përbërjen e re të Qeverisë Kurti e prezantuar pak më herët në Kuvendin e Kosovës.
Kelmendi ka shkruar në faqën e tij në Facebook se numri i grave që do të jenë minister, po shihet si sukses i parë i qeverisë Kurti.
Ky është postimi i plotë i tij :
“Suksesi i parë i rëndësishëm i qeverisë Kurti është numri i grave ministre. Asnjëherë deri më tash nuk kanë qenë 5 ministresha në ndonjë qeveri të Kosovës, pavarësisht se numri i resorëve ministrorë ka qenë edhe më i madh se 15.
S’do të ishte keq sikur edhe njëri post i zv.kryeministrit t’i takonte një gruaje, por ndoshta e përmirësojnë më vonë”, ka shkruar ai