Adnan Hyseni kërkon ndihmë për ish-ushtarin e UÇK-së Shpëtim Heta – i duhen 70 mijë euro për kurim në Turqi

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adnan Hyseni, përmes një video-incizimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar ndihmë financiare për shërimin e Shpëtim Hetës.

Shpëtim Heta nga Drenasi, ish-ushtar i Brigadën 113 Mujë Krasniqi (Kapuçi), është invalid i luftës së UÇK-së, i plagosur me 21 mars 1999, me shkallë 70 për qind invaliditeti – gjithashtu është me mbetje plumbash në kokë.

Për shërimin e tij në Turqi duhen një shumë prej 70 mijë eurove.

Shpëtimi tani është edhe me dëmtim të rëndë të mëlçisë (CEROZ), i diagnostikuar me “ Cirrhosis Hepatis Decompensatum Autoimuna”.

Raiffeisen Bank – numri i llogarisë: 1501070000566263

SWIFT CODE: RBKOXKPR
Po ashtu, MoneyGram dhe WesternUnion në emër të nënës së tij, Fanë Heta.
SMS në Vala në nr. 55049