Analisti Dardan Islami ka aderuar në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur, kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se Islami do të jetë në listën e AAK’së për zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Aleancës iu bashkua edhe analisti dhe publicisti, miku im Dardan Islami. Ai na nderoi gjithashtu me pjesëmarrjen e tij në listën e Aleancës për zgjedhjet e 14 shkurtit. Dardanit i uroj mirëseardhje dhe suksese!”, ka shkruar ai.