Lëvizja Vetëvendosje e ka prezantuar aderimin e doktorit kosovar, Raif Çavolli. Kirurgu i njohur pejan është prezantuar nga kryeministri Kurti.
May be an image of 2 people, dais and text
Mirëpo, ky doktor, kohë më parë kishte telashe me drejtësinë, konkretisht ai ishte i përfshirë në rastin e njohur si “Stenta 3”.
Përpos Çavollit, në këtë rast të akuzuar ishin edhe Ali Hocaoglu, Mahmut Çakmak, Borche Petrovski, Shpend Elezi, Blerim Zuna, Abdullah Tuna, Astrit Bakiqi, Driton Sylejmani, Arton Beqiri dhe Lulzim Brovina, si dhe tre persona juridik, përkatësisht spitalet private “International Medicine Hospital”, “Intermed” dhe “Doktor”.
Raif Qavolli dhe Arton Beqiri, akuzohen se nga 1 janari 2011 deri më 31 dhjetor 2015, duke punuar si mjek në spitalin “IMH”, duke vepruar në bashkëkryerje kanë trajtuar në mënyrë të pandërgjegjshme pacientë me rastin e dhënies së ndihmës mjekësore duke përdor haptas mjete apo metoda të papërshtatshme të mjekimit. /Indeksonline/