Lëvizjes Vetëvendosje sot i është bashkuar Prof. Dr. Jahja Koka.
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti.Kurti ka treguar edhe biografinë e Kokës.I lindur në Gjakovë ai është me prejardhje nga një familje dëshmorësh dhe patriotike nga Shqipëria. Shkollën fillore dhe të mesme i ka kryer në vendlindje, universitetin në Prishtinë, ndërkaq magjistraturën dhe doktoratin në Zagreb dhe Moskë në Institutin Lomonosov, ku ishte student i nobelistëve Basov dhe Prokhorov.Prof. Koka ishte doktori i parë i holografisë laserike në ish Jugosllavi. Në Universitetin e Kosovës punoi 22 vjet ku arriti gradën profesor dhe themeloi laboratorin e holografisë laserike, të parin në ish Jugosllavi.Me fondacionet amerikane IREX dhe Fulbright arriti të kryente hulumtime specializuese në Universitetin MIT-Harvard nën udhëhqjen e profesor Stephen Benton. Në Universitetin Carnegie Mellon në Pittsburgh arrin thirrjen e profesorit dhe kyçet në CEODP, qendra më e njohur në botë për optikën laserike e drejtuar nga zbuluesi i kompjuterit opik David Casasent.Gjatë kësaj kohe inkuadrohet në hulumtime të NASA dhe në kompanitë e mirënjohura ushtarake të lidhura me shtetin amerikan: LITTON dhe DARPA. Vijon punën në një universitet amerikano-kuvajtas ku edhe arrin pozitën e drejtorit të laboratorit të famshëm laseriko-astronomik duke zëvendësuar aty nobelistin Prof. Zeëail.Përgjatë këtyre hulumtimeve që shtrihen në tri dekada, Prof. Jahja Koka ka dhënë kontribut të çmuar kombëtar. Ai ka shkruar në gjuhën shqipe librat e parë për laserët në Tiranë dhe Kosovë, si dhe ka ngritur doktora eminent në UP dhe UT. Është themelues i degëve fizike të Institutitit kombëtar ALB-Shkenca, si dhe i Qendrës “Kosmosi dhe Njeriu”. Ka botuar libra shkencorë në ShBA, Gjermani si dhe qindra punime shkencore në revista prestigjioze botërore, e ku ishte edhe recenzent. Ka të botuara tri libra nga lëmia e politikës dhe qindra artikuj në gazeta, përfshirë këtu edhe në Neë York Times, Herald Tirbune, Ëashington Times. Ka fituar shumë dekorata dhe mirënjohje prestigjioze, ndërkombëtare dhe kombëtare.