Këngëtarja Adelina Ismaili ka zgjedhur një mënyrë artistike për të dhënë një përgjigje indirekte ndaj hoxhë Shefqet Krasniqit në rrjetin social Instagram.
Pas një reagimi të saj ditë më parë në mbrojtje të artistes Shkurte Fejza, e cila u përmend nga hoxha në deklarata të tij, Adelina ka vënë në pah një aspekt të identitetit kombëtar përmes një postimi të ri.
Duke shpërndarë një video nga kënga e saj “Skënderbe”, Adelina ka cituar vargjet e poetit kombëtar Pashko Vasa: “K’tu jemi Gjergj Kastrioti; Plisin nuk e ndryshon moti; Mos shiko kisha e xhamia; Feja jonë është Shqiptaria”