Tash e tutje, Policia e Kosovës në mbikqyrje të testeve për patentë shofer. Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës, Arban Abashi.
“Memorandumi që nënshkruam me ministrin e MPB Agim Veliu, do të rris më shumë transparencën në testime, e njëkohësisht edhe sigurinë.
Me mbikëqyrje të rreptë do ta godasim korrupsionin, e rrjedhimisht fuqizojmë patentë shoferët e Kosovës në vendet e BE-së”, ka thënë ai. /