Deputeti nga PDK, Abelard Tahiri ka deklaruar se sa ishin në Qeveri kanë larguar Zvonko Veselinoviqn dhe Millan Radojçiq nga Kosova.
Tahiri po ashtu deklaroi se kanë qenë ata që sa ishin në qeveri “ e kanë ngreh zhag Gjuriqin nëpër Prishtinë”.
“Ne jemi ata që e kemi vendosë pikën 1 dhe 31, ne jemi ata që e kemi largu Veselinoviqin, Radojçiqin prej Kosovë. Ne jemi ata që e kemi ngreh zhag Gjuriqin nëpër Prishtinë, jemi ata që kemi ofu siguri për qytetarët tanë që jetojnë në veri, jemi ata që e kemi shtru sovranitetin”- tha Tahiri
Marko Gjuriq, ishte arrestuar në mars të 2018, pasi që kishte hyrë brenda territorit të Republikës së Kosovës pa leje paraprake prej institucioneve të vendit.
Ai ishte arrestuar në një takim me serbët lokal në veri dhe ishte sjellë në stacionin policor në Prishtinë për t’u liruar pas disa orësh.
Para se ta dërgonin në stacionin policor në Prishtinë, ai ishte tërhequr nga Policia e Kosovës për disa metra i prangosur, me shumë qytetarë që ishin prezent në ato moment në rrugë.
Një hulumtim i Rrjetit për hulumtim të kriminalitetit dhe korrupsionit (KRIK) në Serbi, këtë vit zbuloi detaje të reja mbi vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq.
Artikulli përmend emrat si Zvonko Veselinoviq e Milan Radojiçiq, njerëz të njohur që veprojnë në veriun e Kosovës.