Abdixhiku përkujton veprimtarin e madh, Kolë Berisha: I përhershëm kujtimi për të

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përkujton veprimtarin e madh, Kolë Berisha, në tre vjetorin e ndarjes nga jeta.

Ai ka thënë se si ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe ish-nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kolë Berisha ishte një shtyllë e fortë e institucioneve dhe një zë i fuqishëm për aspiratat e popullit tonë.

“Në 3 vjetorin e vdekjes, kujtojmë dhe nderojmë figurën e shquar të Kolë Berishës, ish-kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.